Kuriozitete
“Oh Zot”, një luan arratiset nga cirku në qytetin italian, ja makthi që përjetuan qytetarët
Demokracia
08:54 | 13 Nëntor 2023

Share:

Një video shokuese ka qarkulluar në media ditën e sotme më parë, ku shihet një luan, i cili ecën qetësisht në rrugicat e një lagjeje të banuar në Romë.

Banorët e tmerruar kanë publikuar këtë video në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, e cila tregon kafshën teska ecën rrugëve të Ladispoli, ku jetojnë rreth 40 mijë banorë.

Gruaja, e cila ka qënë duke xhiruar videon, dëgjon të thotë ‘o zot’, ndërkohë që luani, i cili supozohet se është larguar nga një cirk, ecën rrugëve lirshëm.

Disa njerëz madje kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre. Një banor ka publikuar një video, ku shihet luani që kalon pranë makinës së tyre.

Banorëve iu është thënë nga autoritetet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërkohë që po përpiqen të kapin kafshën e egër të njohur si Kimba.

Kryetari i bashkisë së Ladispolit, Alesandro Grando, u tha vendësve: ‘Një luan u arratis nga cirku. Ju lutemi kushtojini vëmendje të plotë dhe shmangni udhëtimet deri në një njoftim të mëtejshëm.’

Autoriteteve iu deshën rreth shtatë orë për të kapur luanin dhe u desh të qëllohej me qetësues dy herë pasi u zgjua herën e parë, sipas redaksisë lokale të lajmeve, Corriere della Sera.

Redaksia e lajmeve raportoi se luani ishte në gjendje të largohej shumë herë, dhe besohet të jetë kapur dhe është vënë në gjumë fillimisht në orën në 3 të pasdites.

Më pas ai arriti të largohej përsëri dhe u vu ne gjumë për herë të dytë në orën 20:30 para se të kapej përfundimisht nga policia në orën 22:00.

Të ngjashme