Sport
Menaxheri i Rrahmanit zbulon pse kapiteni s’do të jetë me Kosovën në tri ndeshjet e radhës
Demokracia
15:17 | 12 Nëntor 2023

Share:

Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj në një deklaratë për gazetarin Arlind Sadiku sqaroi arsyen e mungesës së kapitenit të Kosovës për ndeshjet ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Ai u shpreh se vendimi ka qenë i përbashkët mes tij, Rrahmanit, trajnerit të Kosovës dhe Napolit, shkruan Demokracia.com

“Vendimi ka qenë i përbashkët, mes lojtarit, trajnerit të Kosovës, Napolit dhe meje, që Amiri të mos grumbullohet kësaj radhe, meqenëse Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret. Herën e fundit, ai u lëndua te kombëtarja dhe ende nuk e ka marrë veten mirë. Amiri ka dhënë gjithçka për Kosovën, ai e la kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën. Nëse Kosova do të ishte duke luftuar për kualifikim, normalisht që Amiri do të vinte, por pse të mos e shohim këtë edhe nga një këndvështrim tjetër pozitiv. Pse të mos fitojë Kosova ndonjë lojtar të ri, si psh Dellova?”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme