Lifestyle
Kjo është arsyeja pse nuk duhet të hani çokollatë para se të flini
Demokracia
16:18 | 17 Maj 2021

Share:

Megjithëse çokollata mund të jetë e preferuara jonë, ka diçka që e injorojmë gjithmonë. Sipas ekspertëve, duhet të shmangim konsumimin e saj para gjumit. Kjo për shkak se përmban kafeinë dhe sasia e saj ndryshon nga lloji i çokollatës.

Nutricionistët thonë se ka nëntë miligramë kafeinë në një çokollatë qumështi, e cila barazohet me tre filxhanë kafe. Në të njëjtën kohë, theksojnë se çokollata e zezë mund të shkaktojë edhe pagjumësi pasi përmban më shumë kafeinë. Përveç kafeinës, çokollata ka një përbërje tjetër që mund t’ju ​​mbajë zgjuar gjithë natën.

Bëhet fjalë për teobrominën, një substancë e ngjashme me kafeinën e gjendur tek kakao. Sidoqoftë, konsumimi i çokollatës në një kontekst të arsyeshëm ka shumë veti të dobishme për trupin.

Të ngjashme