Lifestyle
A shkaktojnë ushqimet e shpejta depresion?
Demokracia
16:00 | 17 Maj 2021

Share:

Studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit. Kësisoj njeriu bëhet më i varur ndaj shijes së këtyre ushqimeve.

Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkoolin i cili gjithashtu nxit depresionin.

Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin.

Seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit. Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit.

Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë.

Të ngjashme