Lajme
Arrestohet personi që kërcënoi me jetë gazetarin e KIKS-it
Demokracia
18:39 | 08 Nëntor 2023

Share:

Gjatë ditës së sotme, gazetari i KIKS Kosova, Herolind Ademi, ka marrë kërcënime me jetë nga Bujar Behrami.

Kërcënimet kanë të bëjnë me raportimin e gazetarit Ademi në lidhje me IPTV-të ilegale në Kosovë.

Ndërkaq, Klan Kosova ka mësuar se i dyshuari Bujar Behrami është arrestuar në orët e pasdites.

Të ngjashme