Lajme
Pas Sali Berishës, SPAK e fton edhe Ilir Metën, kjo është arsyeja
Demokracia
09:29 | 08 Nëntor 2023

Share:

Kryetari i Partisë së Lirisë, njëherësh dhe ish-President i Republikës, Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Bëhet fjalë për një dosje e rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë”, u shpreh shkurtimisht Meta.

Edhe pse nuk dihen arsyet e këtij hetimi, paraqitja e Metës para prokurorëve të posaçëm vjen vetëm një ditë pasi ish-këshilltari i tij në Presidencë Ilir Kulla qëndroi për më shumë se dy orë në këtë prokurori.

Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla tha për gazetarët që nuk e di se për çfarë e kanë thirrur. Por edhe teksa doli nga SPAK, Kulla preferoi ta mbajë sekret çështjen për të cilën është pyetur.

Kulla u shpreh se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por nuk zbuloi më tepër detaje për shkak të sekretit hetimor. Ende nuk dihet për çfarë është paraqitur në SPAK.

“Dhashë dëshmi për disa rrethana. Nuk mund të bëj publike asgjë për shkak të sekretit hetimor”, ka thënë ai.

Të ngjashme