Lajme
Abdixhiku fton Blendi Fevziun në Podcastin e radhës
Demokracia
19:48 | 07 Nëntor 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gazetari, Blendi Fevziu do të jetë mysafir i radhës në Podcastin “Rruga e Re”.

LDK-ja ka nisur serinë e Podcastave, ku diskutohet për problemet në Kosovës dhe idetë për zgjidhjen e tyre.

”Bashkëbisedim i hapur, tematika aktuale dhe një rrëfim autentik për politikën, gjuhën në sferën publike, zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, dhe plot ngjarje e përvoja personale”.

“Epizodi i dytë i Podcastit “Rruga e Re” publikohet këtë të enjte, nga ora 20:00 në faqen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka paraqitur alternativën “Rruga e Re”, duke u zotuar se “është zgjidhje për Kosovën”.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025