Sport
Mërgim Berisha i pafat, vjen një lajm aspak i mirë për të
Demokracia
19:09 | 07 Nëntor 2023

Share:

Mërgim Berisha pritet të jetë jashtë fushave për një kohë, shkaku i lëndimit që ka pësuar sot.

Klubi i Hoffenheimit njoftoi se sulmuesi nga Kosova ka ndërprerë para kohe seancën e sotme stërvitore, pasi ka marrë një lëndim në gjurin e tij.

Në ditët në vijim do të ketë teste të tjera që do të zbulojnë edhe shkallën e lëndimit të Berishës.

Pas ekzaminimeve tjera mjekësore do të mësohet edhe se për sa kohë do të mbetet jashtë 25-vjeçari.

“Mërgim Berisha ka dëmtuar gjurin në stërvitjen e sotme dhe për këtë arsye ka ndërprerë seancën para kohe. Në ditët në vijim do të vijojnë kontrollet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Të ngjashme