Ka përfunduar takimi i emisarit evropian, Miroslav Lajçak me liderët e opozitës në Kosovë.
Gazetari i Nacionales, Xhezair Dashi, na njofton se Lajçak sapo është larguar nga objekti i zyrës së BE-së dhe nuk është deklaruar në lidhje me takimin.
Ndërkaq, krerët e LDK-së, PDK-së e AAK-së, nuk kanë dalë ende para mediave.
Ende nuk duhet nëse emisari i BE-së liderëve opozitë ua ka prezantuar draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Para takimit me opozitën, emisari evropian ka pasur një takim me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.