Lajme
Sulmet në Liban “të bazuara në inteligjencë”, thotë Ushtria izraelite
Demokracia
23:02 | 05 Nëntor 2023

Share:

Është raportuar se tre fëmijë dhe gjyshja e tyre u vranë në një sulm izraelit në Libanin jugor.

Zëdhënësi i Ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, megjithatë, nuk dha detaje, por tha se operon bazuar në informacione dhe shqyrton tërësisht çdo ngjarje në Liban.

Hagari bëri me dije sa i përket Libanit, se Izraeli po sulmon në bazë të informacionit të inteligjencës dhe do të vazhdojë të sulmojmë.

“Ky është misioni ynë. Kushdo që na kërcënon ne do t’i sulmojmë”, përforcoi Hagari.“Dhe çdo ngjarje sigurisht që ndodh në Liban, ne e shqyrtojmë atë dhe mësojmë për të për të kuptuar detajet. Kjo është ajo që mund të them në këtë pikë”.

Të ngjashme