Lajme
Abazi sulmon VV-në për rastin e Deharit: Me pushtet absolut, kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër
Demokracia
15:58 | 05 Nëntor 2023

Share:

Haki Abazi ka reaguar në 7 vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi i është drejtuar Kurtit dhe bashkëpuntorëve të tij si “peshkatarë të shpirtrave njerëzor”.

Abazi tutje e ka cilësuar si manipulim faktin që Qeveria Kurti kërkon drejtësi nga dikush tjetër për rastin e Deharit.

Postimi i tij i plotë:

Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë

Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret.

Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!

Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerezorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë!

Të ngjashme