Lajme
“Blinkeni naiv”, “BE tigër prej letre” – Kështu i mirëmban Qeveria Kurti raportet me aleatët
Demokracia
15:44 | 05 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përdorur llogarinë e tij në Facebook sot për të propaganduar.

Ai në postimin e tij lavdëroi punën e qeverisë së tij në diplomaci edhe pse Kosova ka disa muaj që është në sanksione, shkruan Demokracia.com

Në një pjesë të postimit, Kurti tha se i kanë mirëmbajtur marrdhëniet me aleatët.

Por, e vërteta qëndron ndryshe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte quajtur sekretarin amerikan, Antony Blinken “naiv”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në muajin maj kishte thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Kurti ishte shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë.

“Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kishte thënë Kurti për Guardian.

Por, kjo s’është hera e vetme kur dikush nga Qeveria Kurti ka ofenduar aleatët.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e kishte quajtur “Tigër prej Letre” dy herë Bashkimin Evropian.

Sipas saj BE-ja pa ShBA-në e NATO-në është “tigër prej letre”.

Asnjë qeveri e mëparshme nuk është kritikuar nga aleatët sikurse Qeveria Kurti. Po ashtu Qeveria Kurti është qeveria e vetme kosovare që ka marrë sanksione nga BE-ja./Demokracia.com/

Të ngjashme