Lajme
Kurti kujtohet për Astritin vetëm në përvjetore: Asnjë hap për ta zbardhur çështjen, por ankohet në sistemin e drejtësisë
Demokracia
12:58 | 05 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti sot i është drejtuar aktivistëve të VV-së në një mbledhje.

Në fjalimin e tij, Kurti foli për aktivistin e ndjer Astrit Dehari që sot e ka 7-vjetorin e vdekjes, shkruan Demokracia.com

Si gjithmonë, Kurti e kujton Astritin vetëm kur ka përvjetore dhe se se asnjë hap përpara nuk e ka bërë për ta zbardhur çështjen e vdekjes së tij.

Albin Kurti drejtoi gishtin ka sistemi i drejtësisë duke u ankuar pse s’po zbardhet çështja.

“Sot është data 5 nëntor dhe në po vijmë këtu pasi ishim në homazhe për aktivistin tonë të paharruar, Astrit Deharin, i cili u mbyt ne burg, ku po mbahet padrejtësisht, për arsye politike 7 vjet më parë”, tha ai.

Ai tha se drejtësia mund të vonojë, por do të vijë.

“Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktivistë e aktiviste, shoqe e shokë të Astrit, na jep sigurinë se drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet.”, tha Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme