Lajme
Këshilltari i Melonit jep dorëheqje pas gafës së kryeministres italiane
Demokracia
15:40 | 04 Nëntor 2023

Share:

Franceso Maria Talo, këshilltari i kryeministres italiane Giorgia Meloni, dha dorëheqjen pasi kryeministrja u bë “viktimë” e një shakaje të dy aktorëve të humorit rusë.

Dorëheqja e tij u konfirmua nga kryeministrja, e cila theksoi se incidenti tregon sipërfaqësinë e zyrës së saj diplomatike.

Dy aktorë humoristikë rusë, njëri prej të cilëve u paraqit si politikan afrikan, kanë kontaktuar kryeministren dhe kanë diskutuar për situatën gjeopolitike. Ndër të tjera, Meloni i tha atij se të gjithë janë të lodhur nga konflikti në Ukrainë.

“Ka lodhje të madhe në të gjitha anët e konfliktit dhe po afrohet momenti kur të gjithë do të kuptojnë se kemi nevojë për një rrugëdalje. Problemi është të gjejmë një rrugëdalje që të jetë e pranueshme nga të dyja palët pa shkelur të drejtën ndërkombëtare. Unë kam disa ide se si të përballemi me këtë situatë, por po pres momentin e duhur për t’i vënë në tavolinë”, ka thënë Meloni, duke menduar po fliste me politikanë afrikanë.

Gafën e saj më herët e komentoi edhe ish-kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili ka thënë se Italisë i është bërë dëm i madh.

“Kryeministrja Meloni mendoi se po fliste me zyrtarë afrikanë dhe foli me dy humoristë rusë, të cilëve u shpjegoi qëndrimet e vendit tonë për dokumente shumë delikate për sigurinë dhe besueshmërinë tonë, nga lufta në migrim”, ka thënë Conte.

Të ngjashme