Lajme
Protesta e njësive elitare, Bajrami: Duhet t’ju dilet në krahë, e jo vetëm t’i lavdërojmë përmes tastierave
Demokracia
11:09 | 02 Nëntor 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajarami në emisionin DPT te Fidani në ATV ka folur për protesten e djeshme të njësive elitare të Policisë së Kosovës, derisa ka thënë se shtesa e rrezikshmërisë së tyre është paguar në të kaluarën.

Deputetja Bajarami tha se rrezikshmëria është hequr me Ligjin e pagave, por që në të kaluarën është paguar, edhe pse mund të ketë qenë me vonesa.

“Rrezikshmëria është paguar në të kaluarën. Ajo është hequr me Ligjin e Pagave. Shtesa e rrezikshmërisë është hequr gjatë këtij viti, dhe u është thënë policëve që janë ca rregullore dhe do të rregullohet. Shtesat atë kohë kur kam qenë Ministre janë paguar, ka pasur vonesa por janë paguar”, tha Bajrami te DPT te Fidani.

Bajarami theksoi se në situatën që Kosova ndodhet duhet t’ju dilet në krahë policisë, e jo vetëm të lavdërohemi me ta përmes tastierave.

“Duke marrë parasysh gjendjen e sigurisë, është e domosdoshme t’ju dilet në krahë, megjithëse të gjithë po dijmë që të lavdërohemi e të jemi me ta prej tastierave tona”, shtoi deputetja e LDK-së.

Deputetja e LDK-së gjithashtu tha se Vetëvendosje sa ka qenën në opozitë i ka përkrahur të gjitha sindikatat tani po i injorojnë.

“Për 15 vite sa ka qenë VV në opozitë i ka përkrahur të gjitha sindikatat, ndërsa sot i injorojnë. SBASHK-ut ia kanë ndalur financimin për me e dobësu si organizatë. Sot po injorohen sindikatat e sektorit privat dhe atij publik”, shtoi ajo.

Të ngjashme