Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 01:07 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt ka ndaluar shoferët B.M (M/K) i moshës 58 vjeçar, i cili po drejtonte veturën nën ndikimim e alkoolit.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.