Lajme
Mehmetaj ka disa pyetje të sikletshme për Xhelal Sveçlën
Demokracia
20:05 | 01 Nëntor 2023

Share:

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi ministri Sveçla doli pak minuta më parë me një arsyetim ku përmend disa statistika se “të ardhurat mesatare mujore të zyrtarëve që protestuan janë mbi 2.200 euro”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Mehmetaj ka rënditur disa pyetje të sikletshme për ministrin Svecla e ndër to edhe shkollimin e fëmijëve jashtë Kosovës e blerjen e vilave luksoze në Marigona Hill.

“Si u be qe deputeteve tuaj u gjenden nga 60 mije euro nen jastyk?

Ambasadori juaj tereheq kesh miliona euro nga bankat e Kosoves?

Po me zhvillimin e madh e bumin ekonomik cka ndodhi? Ju a na thate qe ishim barazim me Kroacine per nga rritja ekonomike?”, pyet Mehmetaj.

Postimi i tij i plotë:

Xhelal Sveçla (lexo Albin Kurti) paska dale disa ore pas protestes se njesiteve speciale me nje arsyetim qe me shume eshte pergjigje e vrazhde per protestuesit.

Me “Kosova eshte vend i varfer”, e paska filluar tekstin.

Po ju a nuk thoshit se “s’jemi te varfer, por jemi te vjedhur”????

Meqe jemi kaq te varfer si u be qe po keni ju te ardhura t’i shkolloni femijet jashte Kosove ne shkolla te shtrenjta?

Si u be qe ne kete vend te varfer gjetet mundesine e blerjes se vilave ne Marigona Hill?

Si u be qe deputeteve tuaj u gjenden nga 60 mije euro nen jastyk?

Ambasadori juaj tereheq kesh miliona euro nga bankat e Kosoves?

Po me zhvillimin e madh e bumin ekonomik cka ndodhi? Ju a na thate qe ishim barazim me Kroacine per nga rritja ekonomike?

Po perqindjet fiktive qe na i prezentonte kryeministri ku mbeten?

Ne jemi vend i varfer se ti je minister.

Pyesni kedo qe e njihni nga Vetevendosje, secili do t’iu tregoje te njejten storie per Sveclen, nese flet sinqerisht.

Askush s’e percepton dot si ka ndodhur qe dikush si ky eshte minister i nje shteti.

Të ngjashme