Lajme
Trajkoviç: Vuçiç fillimisht do t’i njohë dokumentet dhe pasaportat e Kosovës, ndërsa të tjerat pas zgjedhjeve
Demokracia
14:42 | 31 Tetor 2023

Share:

Rada Trajkoviç – këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç – ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njohjen de facto të Kosovës, sepse, siç theksoi ajo, e ka premtuar kur ka pranuar Marrëveshjen Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, 18 mars).

“BE-ja nuk po i kërkon Vuçiç-it asgjë që ai nuk e ka premtuar tashmë. Vuçiç me sa duket ka premtuar se do ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës dhe Albin Kurti ka pranuar të fillojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por sipas modelit të shkruar nga ekspertë ndërkombëtarë. Propozimi i Asociacionit, i cili u hartua nga Lista Serbe disa vite më parë, nuk është më në qarkullim”, shtoi.

Të ngjashme