Lajme
Izraeli thotë se “dhjetëra terroristë” janë vrarë në operacionin tokësor në Gaza
Demokracia
14:30 | 31 Tetor 2023

Share:

Në përditësimin e fundit operacional, ushtria izraelite (IDF) thotë se forcat e saj kanë “goditur një kamp terrorist të Hamasit në Rripin verior të Gazës” në orët e fundit.

Duke postuar pamjet të forcave izraelite në terren në Gaza, IDF thotë gjithashtu se trupat e saj kanë vrarë “dhjetëra terroristë” dhe se kanë shkatërruar disa njësi të lëshimit të raketave antitank u shkatërruan.

Po ashtu, ushtria izraelite tha se konfiskuan “armë të shumta” – duke përfshirë edhe bomba. Për më tepër, ushtria tha se luftime “të ashpra” ishin zhvilluar “thellë” brenda Rripit të Gazës.

BBC, që raportoi lajmin, tha se nuk është në gjendje të verifikojë menjëherë shumicën e pretendimeve në fushëbetejë.

Të ngjashme