Një video nga Gaza që u transmetuar nga CNN, është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.
Fjala është për videon që shfaq viktimat e sulmit të fundit të kryer nga forcat izraelite.
Në video shihen thasët me kufoma ku një palestinez i bën gati për transportim. E pranë një trupi qëndron një grua e veshur me të zeza, që me gjasë vajtonte humbjen e më të dashurit.
Më pas në video burri i lartpërmendur hap në gjysmë thesin dhe më pas e mbyllë. E mjaftoi që kjo video të shpërndahet dhe bëhet virale.
Madje në profilin zyrtar të shtetit të Izraelit është postuar videoja – duke pretenduar se sipas tyre kufomat “nuk e lëvizin kokën”.
Me këtë ata aludojnë se mund të jetë një video që nuk e shfaq realitetin, pasi sipas tyre thuhet se personi në thes ishte gjallë.
“Kujtesë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë = Hamas. Kufoma nuk e lëvizin kokën”, thuhet përbri videos së publikuar në profilin zyrtar në X të shtetit të Izraelit.