Lajme
Kryeministri në detyrë i Libanit thotë se po punon për të shmangur ‘luftën’ me Izraelin
Demokracia
16:57 | 30 Tetor 2023

Share:

Najib Mikati thotë se po punon për të siguruar që vendi i tij të mos hyjë në luftën Izrael-Gaza, mes përshkallëzimit të shkëmbimeve ndërkufitare të zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

“Unë jam duke bërë detyrën time për të parandaluar Libanin të hyjë në luftë,” tha Mikati për agjencinë e lajmeve AFP në një intervistë.

“Për momentin, Hezbollahu e ka menaxhuar situatën në mënyrë racionale dhe me mençuri, dhe rregullat e lojës kanë mbetur të kufizuara në disa kufij”, tha Mikati.

Izraeli dhe Hezbollahu luftuan një konflikt të përgjakshëm në vitin 2006 që la më shumë se 1 mijë e 200 njerëz të vdekur në Liban – shumë prej tyre civilë – dhe 160 në Izrael.

Të ngjashme