Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur edhe për propozimin e ri të BE-së për Asociacionin.
E para e vendit tha se Kosova ka treguar gatishmëri që të organizohet një prces i nënshkrimit ku do të fillohet me marrëveshjet bazike, përfshirë këtu edhe draftin e statutit.
Presidentja Osmani tha se do t’i jap me shkrim komentet e saj sapo të ketë proces të nënshkrimit, derisa shtoi se nuk dëshiron të ngutet sa i përket përputhshmërisë, e para e vendit tha se i takon Kushtetueses.
“Në takimin e fundit në Bruksel Kosova ka treguar gjithë gatishmërinë që të organizohet një proces i nënshkrimit, ku do të fillojmë me marrëveshje bazike, përfshirë dhe draftin e statutit. E kam lexuar, por edhe analizuar me vëmendje gjërë e gjatë, mirëpo vlerësimet e mia do t’i jap edhe me shkrim nëse dërgohet statuti në Gjykatë. Pastaj kur shkon në Kushtetuese, do t’i jap komentet si Presidente, në mënyrë që zbatimi të jetë në plotëni me Kushtetutën. S’do ngutesha të bëjë vlerësime për përputhshmërinë, përderisa është detyrë e Gjykatës Kushtetuese, nuk është serioze të shpallet në harmoni apo jo, por ju siguroj që do ta dërgoj qëndrimin tim me shkrim”, tha Osmani para gazetarëve.