Hezbollahu tha se ka rrëzuar një dron të Izraelit në juglindje të Libanit.
Sipas tyre kjo u bë me një raketë tokë-ajër, e cila e rrëzoi atë brenda territorit izraelit, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Droni u godit pranë Khiam, rreth 5 kilometra nga kufiri me Izraelin, thanë ata.
Dy burime sigurie në Liban deklaruan se ishte hera e parë që Hezbollahu kishte njoftuar rrëzimin e një droni izraelit.