Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari thotë se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 239 pengjeve se të dashurit e tyre mbahen në Rripin e Gazës.
Ai thotë se numri nuk është përfundimtar pasi ushtria heton informacione të reja.
“Është një numër i pakuptueshëm. Mes pengjeve ka punëtorë të huaj, na duhet kohë për të arritur tek familjet e të gjithëve”, thotë ai.
Numri nuk përfshin katër pengje të liruar – nëna dhe vajza Judith dhe Natalie Ra’anan të premten mbrëma dhe gratë e moshuara Yocheved Lifshitz dhe Nurit Cooper të hënën mbrëma.
Ai thotë se numri i personave të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet aktualisht është 40.