Sonte u ndërpre ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias në Korçë.
Kjo për shkak se një tifoz është rrëzuar nga shkallët.
Raportohet se tifozit që ishte në tribunën C ku qëndrojnë ultrasit e Skënderbeut, i ka ikur gjuha poshtë.
Mjekët e dy skuadrave i kanë dhënë mënjehërë ndihmën e parë dhe ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës.
Ndeshja më pas vijoi dhe përfundoi me epërsi minimale të Egnatias.