Bombardimi i Gazës nga Izraeli bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe rrezikon të krijojë një katastrofë që mund të zgjasë me dekada, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Ndërsa ne e dënojmë terrorizmin, ne nuk pajtohemi kategorikisht se ju mund t’i përgjigjeni terrorizmit duke shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë përdorimin pa dallim të forcës kundër objektivave ku dihet se janë të pranishëm civilët, duke përfshirë pengjet që janë marrë”, tha Lavrov.
Ishte e pamundur, shtoi ai, të shkatërrohej Hamasi siç është zotuar të bëjë Izraeli, pa shkatërruar Gazën së bashku me shumicën e popullsisë së saj civile.
“Nëse Gaza shkatërrohet dhe dy milionë banorë dëbohen, siç propozojnë disa politikanë në Izrael dhe jashtë saj, kjo do të krijojë një katastrofë për shumë dekada, nëse jo edhe shekuj”, paralajmëroi Lavrov.
“Është e nevojshme të ndalet dhe të shpallen programe humanitare për të shpëtuar popullsinë nën bllokadë, raporton The Times of Izrael, transmeton Klankosova.tv.