“El Clasico” ka marrë vëmendjen kryesore gjatë ditës së shtunë.
Derbin Barcelona – Real Madrid mund ta shijoni nën komentimin e Bleros, siç u paralajmërua dje në emisionin e Big Brother VIP.
Këngëtari është tifoz i “flakët” i skuadrës nga Katalonja.
Stadiumi që pret ndeshjen nuk është terreni tradicional historik i Barcelonës, “Camp Nou”, por shtëpia e katalanasve për këtë sezon “Estadio Olimpic Lluis Companys”.
Interesant është fakti se Barcelona është vetëm një pikë prapa Realit.
Një barazim sot do të mbante diferencën në një pikë, një fitore do ta shtynte Realin në katër para, por një fitore e Barcelonës do t’i shihte ata të kapërcenin rivalët e tyre.
Ndeshja do të fillojë në ora 16:15.