Lajme
Jashari: Kurti vazhdimisht ka krijuar kriza, i humbi 10 vite Kosovës me çështjen e Asociacionit
Demokracia
08:40 | 28 Tetor 2023

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur rreth qëndrimit të Kurtit në Bruksel dhe pranimit të Asociacionit sipas ‘modelit evropian’.

Jashari tha se pranimi i Asociacionit nga kryeministri Kurti nuk e habit askënd pasi i njëjti vazhdimisht i ka ndryshuar qëndrimet dhe ka krijuar kriza që të duket sikur po reziston.

Ai tha se asnjë nga kërkesat dhe premtimet e tij nuk janë realizuar deri tani.

“Qëndrimi i Kurtit se pranon ta nënshkruaj planin evropian të Asociacionit, mendoj se nuk e habit askendë që ka përcjellur ngjarjet dhe veprimet e zhvilluara që nga ardhja e tij në pushtet.Kurti vazhdimisht i ka ndërruar qendrimet dhe ndryshe ka folur para audiencës lokale, e ndryshe para asaj ndërkombëtare, ka krijuar kriza vetëm e vetëm që të duket sikur po reziston.Asnjë nga kërkesat e premtimet e tij nuk janë realizuar deri me tani”deklaroi Jashari.

Jashari tha se tashmë kryeministri Kurti po vjen në qëndrimet e SHBA-ve që të bëhet një Asociacion pa kompetenca që e cënojnë rendin Kushtetues të Kosovës.

“Ai po vie tani në qendrimet konsistente të SHBA-ve, që të bëhët një Asociacion me kompetenca që nuk e cenojnë rendin kushtetues e ligjor të Kosovës. Diçka që SHBA e kërkon tash e 10 vite rresht.Të gjitha veprimet dhe deklarimet e tijë me dykuptimsi, janë një lojë fjalësh duke u munduar të përgatis elektoratin për të pranuar themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë Serbe me sa më pak reagim dhe me sa më pak zhgënjim për qytetarët që i ka mashtruar për 10 vite se nuk do ta themeloj Asociacionin”

I njëjti potencoi se se Kurti duhet të mbahet përgjegjës për 10 vitet që ia ka humbur Kosovës .

“Kurti, duhet të mbahet përgjegjës që tani, pasi i humbi Kosovës 10 vite, nga marveshja e parë, pasi krijoi përqarje mes qytetarëve, pasi prishi raportet me miqtë tanë SHBA-BE, prap po vie në të njëjtën marrveshje vetëm me shumë pasoja për shtetin e Kosovës. Pranimi i kërkesave të SHBA për të ecur përpara në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës është një zhvillim pozitiv dhe besoj që përfundimisht do të relaksohen raportet me miqtë tanë, për të cilët kemi nevoj si asnjëherë më parë” deklaroi Jashari.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se propozimi evropian për Asociacionin këtë radhë është është munduar të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”

Të ngjashme