Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovaç ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb Momçilo Vukotiq i cili është 61 vjeçar, e cili është i kërkuar nga drejtësia kosovare për krime lufte kundër civilëve, kështu është raportuar para disa ditëve nga Portali RTCG.
Por ministria e Drejtësisë së Kosovës në një përgjigje për RTV Dukagjinin e ka mohuar se të këtë pranuar ndonjë refuzimi ose pranim për ekstradim nga ana e Malit të Zi, por nga Mnistria e Drejtësisë RTV Dukagjinit i kanë thënë se kanë marrë vetëm konfirmimin për paraburgim për personat që janë në kërkim nga Kosova.
“Lidhur me kërkesën tuaj, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës ka kërkuar ekstradimin e tre personave: 1. Momcilo Vukotiq; 2. Ilir Berisha; dhe 3. Zivko Vuksanoviq”, thuhet në përgjigjen Ministrisë së Drejtësisë për RTV Dukagjinin.
“Njoftimet e fundit të Ministrisë të Drejtësisë të Malit të Zi për tri rastet e ndryshme të ekstradimeve të krimeve të luftës me Malin e Zi janë pranuar të hënën pasdite dhe në asnjërën nga to nuk thuhej që është marr vendim për lejimin ose refuzimin e ekstradimit, por tregohet që ju është caktuar paraburgimi me qëllim të zhvillimit të procedurës së ekstradimit. Pra ende nuk kemi njoftim nga Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi për lejimin ose refuzimin e ekstradimit, përveç njoftimit për caktimin e paraburgimit me qëllim të ekstradimit”, kanë shtuar MD-ja.
Momçilo Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim ekstradimi. në Ministrinë e Drejtësisë.
Gjykata konstatoi se ishin plotësuar kërkesat ligjore për ekstradim, por ministri i Drejtësisë e refuzoi kërkesën për ekstradim. Ai beson se është shkelur neni i tretë i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.
“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime dyshohet se i ka kryer Vukotiqi, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24 vitesh është paraqitur një dëshmitar i cili e njohu foton e tij në një album”, kështu kanë thënë ata dhe kjo është mësuar nga Portali RTCG.
Ata deklarojnë se ky nuk është rasti i vetëm ku Kosova kërkon që ne të dorëzojmë një shtetas të Serbisë për krim lufte.
“Epo, momenti politik, marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës në aspektin e mungesës së bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të gjyqësorit të tyre dhe tensioneve të shtuara, të cilat kulmojnë me diçka që nxjerr në pah dyshimin se bëhet fjalë për përndjekje politike dhe sigurisht që bëhet fjalë për një person i moshuar. Është konstatuar se me ekstradim do të shkelet neni 3 i Konventës, dhe baza dhe autoriteti për refuzim rrjedh nga ligji për ndihmë juridike ndërkombëtare në çështjet penale dhe Konventa evropiane për ekstradimin”, na thanë Ministria.
Policia malazeze arrestoi Momçilo Vukotiqin (61), shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në vitin 1999, në territorin e Pejës.
“Zyrtarët e Sektorit Kundër Krimit, duke kryer një bastisje ndërkombëtare në shënjestër, së bashku me zyrtarë policorë në Plavë dhe Beranë, gjetën dhe arrestuan MV (61), i cili kërkohet nga NCB Interpol UNMIK për sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale, e cila po zhvillohet ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile”, njoftoi Drejtoria e Policisë në fund të shtatorit.
Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje urdhëroi Vukotiqin në paraburgim ekstradues.