Lajme
7326 palestinezë, përfshirë 3038 fëmijë, u vranë nga sulmet e Izraelit – thotë Ministria e Gazës
Demokracia
14:45 | 27 Tetor 2023

Share:

Të paktën 7326 palestinezë, përfshirë 3038 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, thotë The Guardian, që raportoi lajmin.

Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan, Joe Biden, vuri në dyshim besueshmërinë e raportimit të ministrisë – sepse ministria e shëndetësisë drejtohet nga Hamasi. Biden nuk ofroi asnjë provë të mëtejshme për të shpjeguar qëndrimin e tij.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza u përgjigj me një dokument prej 212 faqesh që listonte emrat dhe numrat e identifikimit të mijëra palestinezëve që autoritetet e Hamasit, të cilat kontrollojnë Gazën, thanë se ishin vrarë në bombardimet izraelite.

Omar Shakir, drejtor i Izraelit dhe Palestinës në Human Rights Ëatch, tha se nuk shihte asnjë provë që shifrat po manipuloheshin.

“Ne kemi monitoruar abuzimet e të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës për tre dekada, duke përfshirë disa raunde armiqësish. Ne përgjithësisht i kemi gjetur të besueshme të dhënat që dalin nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Lufta shpërtheu më 7 tetor pasi militantët e Hamasit sulmuan kufirin e Gazës, duke vrarë 1,400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng të paktën 229 njerëz.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025