Dy vëllezër nga New York-u që kishin një kompani për video dasmash ishin afër falimentimin pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, deri sa vendosën të bënin diçka të çmendur.
Pas një këshille nga një mik i tyre, ato pak para që i’u kishin mbetur ata vendosën që t’i investonin në një kriptovalutë.
E nisën si shaka por tani ata kanë arritur të krijojnë një pasuri prej 9 milionë dollarësh.
Vëllezërit që duan të identifikohen si Tommy dhe James thanë për CNN se e nisën këtë investim në dhjetor të vitit 2020.
Ata vendosën disa qindra dollarë në një monedhë të quajtur Shiba Inu e cila kishte emrin e një qeni gjuetie japonez, e cila në atë kohë vlente më pak se një cent.
Por pas një tweet-i të Elon Musk se dëshiron një qen Shiba vlera e kësaj kriptomonedhe u rrit me shpejtësi të madhe.
James dhe Tommy tregojnë se kanë investuar 8 mijë e 900 dollarë për të arritur një pasuri totale prej 9 milionë dollarësh. /Demokracia.com/