President i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur për takimin që patën sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Ai, me anë të një postimi në X, ka thënë se ata kanë biseduar për de-përshkallëzimin dhe kthimin në normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke e cilësuar këtë çështje si thelbësore në dialog.
“Pres që Këshilli Evropian të diskutojë më tej”, ka thënë Michel.