Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kritikoi ashpër në fjaimin e saj në Kuvend partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pasi këta bojkotuan seancën për koeficient të pagave.
Musliu tha se VV e kishte braktisur seancën edhe për t’i realizuar kërkesat e Policisë së Kosovës.
“Atyre policëve me të cilët fotografohen e krenohen çdo ditë, sepse Levizjes Vetëvendosje nuk i intereson sesi jetojnë policët e Kosovës. Nuk ju intereson a kanë këpucë me mbath, a kanë uniforma me vesh, a kanë policët për t’i ushqyer fëmijët e tyre, sepse anëtarët e Vetëvendosjes, fëmijët e tyre i rrisin e i shkollojnë nëpër shtetet e Evropës. Lëvizja Vetëvendosje mjaftohen duke postuar fotografi në rrjetet sociale dhe mendojnë që e kanë kryer obligimin shtetëror ndaj këtij institucioni.”, tha ndër të tjera Musliu.
Ajo shtoi se VV e sheh diasporën veç si bankomat dhe votë, shkruan Demokracia.com.
Tutje, Musliu tha se partia e Kurtit ka shkelur mbi gjakun e Astrit Deharit, Mon Balajt e Arben Xheladinit për të ardhur në pushtet.
“Sepse, krejt çka duan, çka synon ky pushtet, është ta varfërojë popullin e Kosovës për t’i sunduar me lehtë”.
“LVV ka ardhur në pushtet me idenë komuniste: “që të pasurit do t’i bëjmë më të varfër e të varfërit do t’i bëjmë më të pasur” dhe ajo çka shohim sot qytetarë të dashur është që me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, të pasurit janë bërë më të varfër e të varfëritt i kanë qit përtoke e i kanë rrënu për së gjalli”, tha deputetja Musliu.
Në fund, ajo pati një thirrje për qytetarët.
“Mos prisni, por organizohuni dhe në çdo formë demokratike, kërkojeni e mbrojeni të drejtën tuaj që ju takon dhe mos lejoni që të poshtëroheni nga asnjë qeveri, kushdo qoftë ajo e as nga Albini dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.”, përfundoi ajo./Demokracia.com/