Sport
Guardiola ankohet për fushat me bar artificial: Nuk janë dinjitoze për nivelin e Champions-it
Demokracia
10:09 | 26 Tetor 2023

Share:

Pep Guardiola pranoi se ishte i shqetësuar që yjet e tij të Manchester City mund të lëndoheshin në fushën me bar artificial të Young Boys, skuadrës me të cilën u përball së fundi në Champions League.

“Bari natyral është më i mirë, sepse 99.9 për qind e skuadrave që luajnë në një nivel të lartë e bëjnë këtë në të tilla fusha. Përndryshe UEFA dhe FIFA do të vendosnin të luanin në fusha me bar artificial. Ky është sens i përbashkët, – shpjegoi trajneri spanjoll.

– Çdo ekip që luan këtu (‘Stadion Wankdorf’ në Bernë) nuk është mësuar me një fushë të tillë. Kjo i përshtatet ligës zvicerane, por në Ligën e Kampionëve, skuadrat që vijnë këtu duhet të përshtaten. Ne nuk jemi të parët në këtë situatë.

Nëse UEFA lejon që ndeshjet të luhen këtu, është sepse fusha ndodhet në gjendje të mirë. A jam i shqetësuar për mundësinë e lëndimeve në një fushë sintetike? Nuk e di, shpresoj jo, për të dyja palët”.

Pavarësisht se preferon barin natyral ndaj barit sintetik, Guardiola donte të bënte të qartë se nuk ka ankesa nga ana e tij dhe se i ka ndryshuar rutinat e City për të siguruar që lojtarët e tij të jenë të përgatitur edhe për të tilla terrene.

Të ngjashme