Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, për herë të parë praroi se do t’i duhet të japë përgjigje për gabimet e sigurisë të ekspozuara në sulmet e 7 tetorit nga luftëtarët e Hamasit.
“Faji do të shqyrtohet dhe të gjithë do të duhet të japin përgjigje, përfshirë edhe mua. Por e gjithë kjo do të ndodhë më vonë”, tha ai në një fjalim televiziv.
“Si kryeministër jam përgjegjës për të siguruar të ardhmen e vendit”, shtoi Netanyahu, raporton Al Jazeera.