Blero është njëri nga banorët e parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Artisti shqiptar u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2, ndërsa po vazhdon të jetë më pasiv sa i përket lojës me banorët e tjerë.
Këngëtari i njohur ditën e sotme (e martë) ka bërë një premtim për konkurrentët e tjerë nëse e fiton çmimin e parë.
Ai thekson se do t’i ndajë nga dhjetë mijë euro për secilin konkurrent nëse është fitues i këtij reality shou.
“Ka kamera, çfarë dëshiron më shumë, nuk po gënjej. Të gjithë nga dhjetë mijë euro. Një milion për qind”