Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë vrarë pesë komandantë në forcat ajrore të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit.
Grupet ajrore të Hamasit, sipas IDF-së, janë përgjegjëse për mbrojtjen ajrore në Rrip dhe gjithashtu kanë marrë “një pjesë të rëndësishme” në masakrat e 7 tetorit në Izraelin jugor.
Më 14 tetor, IDF-ja njoftoi se kishte vrarë kreun e grupit ajror të Hamas-it, Murad Abu Murad.
Në ditët e fundit, forcat izraelite thonë se kanë vrarë katër komandantë të tjerë në grupin ajror.