Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëri një përmbledhje të asaj që diskutoi me udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi gjatë të shtunës.
Zyrtari njoftoi se kërkoi nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti që të përmbushin të gjitha detyrimet e marra përsipër në kuadër të dialogut.
“Kushtëzimet apo çdo vonesë në këtë drejtim janë të papranueshme”, shkruan Lajçak.
Ai konfirmoi se diskutoi me palët për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për zbatimin e marrëveshjes bazike.
Agresioni i 24 shtatorit ishte një tjetër kryetemë e bisedave me Kurtin dhe Vuçiç, me Lajçak që thotë se ai sulm terrorist e bën normalizimin një çështje më urgjente se kurrë.
“Bashkë me partnerët tanë, ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e sulmit terrorist dhe theksojmë nevojën që të gjithë pjesëmarrësit në të duhet të dalin para drejtësisë. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia në këtë drejtim”, nënvizon mes tjerash Lajçak.