Artisti i njohur kosovar “The Victor”, i cili tash e një kohë është pjesë botës së artit, ka lansuar projektin e tij të radhës.
Por, kësaj radhe ai ka bashkëpunuar me artisten e shumë hiteve, këngëtaren me famë botërore INNA.
“Dance Alone” mban titullin kjo këngë e dyshes e publikuar gjatë ditës së djeshme me një përzierje të zhanreve deep house dhe pop/dance.
Projektet e tij prekin në zhanre si pop, baladë, rock dhe DeepHouse.
Këngëtari numëron në listën e tij disa projekte, ndër të cilat janë këngët Away, Got to See, Want it, Someone you love, Savage dhe Got U, e poashtu njihet edhe për bashkëpunimin e tij me Tunën.