Roma ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A.
Verdhëkuqët, mposhtën në stadiumin “Olimpiko”, skuadrën e Monzas me rezultat minimal 1-0.
Golin e fitores e ka shënuar Stephan El Shaarawy në minutën e 90-të.
Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 14 pikë, ndërsa Monza ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e 11-të./