Lajme
Bizneset kritikojnë Qeverinë: Kompanitë drejt falimentimit, janë ngadalësuar investimet kapitale
Demokracia
13:45 | 22 Tetor 2023

Share:

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshpenzim të buxhetit për investime kapitale.

Sipas AKB-së, nga 900 milionë të planifikuara, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shpenzuar më pak se 265 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, AKB-ja ka theksuar se në mungesë të investimeve kapitale, kompanitë janë drejtë falimentimit, ndërsa ka edhe të tjerë që po kalojnë tek vendet e rajonit.

Po ashtu, AKB ka vlerësuar se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik, por se, rritja ekonomike është në rrezik për shkak se qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale.

Postimi i plotë:

Rreth 900 milion Euro  për investimet kapitale Qeveria shpenzoi më pak se 265 milion.

AKB-ja vlerëson se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik,por rritja ekonomike është në rrezik pasi Qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale si asnjëherë më parë.

Deri më tani janë shpenzuar vetëm rreth 30% të këtij buxheti,kurse kompanitë ndërtimore infrastrukturore  janë disa para falimentimit e disa tjera kanë kaluar në vendet regjionale ku po bartin makinerin e kapitalit.

Rreth 900 milion Euro për investimet kapitale Qeveria shpenzoi më pak se 265 milion.

AKB-ja vlerëson se investimet…

Posted by Aleanca Kosovare e Bizneseve on Sunday, October 22, 2023

Të ngjashme