Lajme
Mitrovicë e Veriut: Një qytetarit i lihet flamuri serb me mbishkrimi nacionaliste para banesës, e lajmëron rastin në polici
Demokracia
09:50 | 22 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person të shtunën ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij në Mitrovicë të Veriut kishte gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist.

Siç ka njoftuar policia lidhur me rastin është njoftuar prokuror. Policia e ka cilësuar rastin “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Rasti po hetohet.

“Mitrovicë-Veri 21.10.2023-13:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme