Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua dje në aerportin e Rinasit.
Sapo Malltezi kishte mbërritur në Rinas për të pritur bashkëshorten e tij, forca policie i vunë prangat.
Në rrjet ka qarkulluar një foto, ku dhëndri i Berishës shihet që shoqërohet nga dy efektivë.
Më pas ai u dërgua në Komisariatin e Policisë Nr.3. Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv në bashkëpunim”, Neni 260 dhe “Pastrim i Produkteve në bashkëpunim, në bashkëpunim me Fatmir Bektashin”, neni 287 i K.Penal;
SPAK i ka sekuestruar dhëndrit të Berishës pasurinë. Ndërkohë SPAK, ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Berishën dhe ka arrestuar edhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.