Manchester United ka mposhtu Sheffield United me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Premierligës angleze.
McTominay kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi me golin e shënuar në minutën e 28-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi McBurnie në minutën e 34-të.
Golin e fitores e shënoi Dalot në minutën e 77-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë, derisa Sheffield mbetet e fundit me një pikë.