Sport
Vdes ikona e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton
Demokracia
18:08 | 21 Tetor 2023

Share:

Legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton ka ndërruar jetë në moshën 86-vjecare.

Familja e ish-futbollistit ka njoftuar se ai ka vdekur në shtëpi pranë familjarëve të tij në mëngjesin e së shtunës.

Charlton ishte figura kyçe e Anglisë në triumfin e Kupës së Botës në vitin 1966, shkruan Indeksonline.

Ai fitoi 106 me fanellën e Tre Luanëve duke shënuar 49 gola.

Charlton i ka mbijetuar edhe aksidentit ajror të klubit të Manchester United në vitin 1958 në Munchen, ku vdiqën 23 udhëtar, shumica futbollist.

Të ngjashme