Sport
Dortmund shënon fitoren e pestë radhazi, merr kreun e Bundesligës
Demokracia
22:36 | 20 Tetor 2023

Share:

Borusia Dortmund ka shënuar fitoren e pestë radhazi në bundesligën gjermane.

Në stadiumin “Signal Iduna Park”, Dormundi fitoi ndaj Werder Bremen, me rezultat mininal 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Julian Brandt në minutën e 67-të.

Dormtund nuk di për humbje në tetë ndeshje deri më tani, ku me fitoren e sotme ka marr kreun e Bundesligës me 20 pikë.

Në anën tjetër, Werder Bremen renditet në vendin e 14-të, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme