ShowBiz
Dua Lipa shfaqet tejet simpatike me flokët e kuqe të zjarrta
Demokracia
18:55 | 20 Tetor 2023

Share:

Ylli i popit, 28 vjeçe, solli ndryshime duke i lyer flokët e saj të errëta në të kuqe vishnje, të cilat i shfaqi teksa mbërriti në stacionin “Gare du Nord” në kryeqytetin francez.

Krijuesja e hitit “Levitating” ishte e gjitha e buzëqeshur teksa hynte në qytet e rrethuar nga shoqëruesit e saj, shkruan DailyMail.

Ajo mund të shihej e mbështjellë ngrohtë me një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, e cila plotësohej nga një çantë e zezë “Chanel” në supe.

Ylli fitues i çmimit “Grammy” vendosi syze të errëta dhe aksesorë me një palë vathë të vegjël me rrathë.

Këngëtarja e “Dance the Night” fillimisht zbuloi pamjen e saj të re në Instagram javën e kaluar në mes të kthimit të saj në rrjetet sociale.

Aktorja e “Barbie” pastroi Instagramin e saj nga të gjitha fotot e saj, por vendosi të kthehej në faqe në fillim të kësaj jave.

Ajo postoi një pozë të zjarrtë, e cila tregonte flokët e saj të kuq të ndezur, ndërsa u afrua me 88 milionë ndjekësit e saj.

Ajo pyeti fansat: “Ju ka marrë malli?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Të ngjashme