Lajme
Bajrami: Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime për gjendjen e ujit, pjesa më e madhe e qytetarëve s’kanë të blejnë
Demokracia
15:32 | 20 Tetor 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria duhet të dalë urgjentisht dhe t’i tregojë qytetarëve për ujin në Liqenin e Badocit, prej të cilit furnizohen një pjesë e kryeqytetit.

Ajo ka kritikuar Qeverinë për mosreagim dhe ka shtruar një numër pyetjesh për të për të kthyer normalitetin me furnizimin me ujë.

Deklarata e plotë:

Ku është Qeveria sot?

Derisa dje, kur në Kuvend opozita debatonte për përmirësimin e kushteve të policisë së Kosovës, debat të cilin LVV e bojkotoi, ata zgjedhën pikërisht këtë kohë që të thërrasin konferencë për medie për të folur të gjeturat e raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave, duke ju referu disa herë gjendjes para dhe pas ardhjes së LVV-së në pushtet, POR janë bërë 17 orë që kur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik doli me lajmërim: ”të gjitha lagjet e Prishtinës dhe rrethinës, respektivisht të gjithë ata që furnizohen nga Liqeni i Badovcit të mos e përdorin ujin e sistemit as për pije dhe as për gatim” DHE nuk ka asnjë reagim nga ana e Qeverisë.

Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve:

– Sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit? Sepse pjesa me e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi me ble ujë dhe do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

– Çka po bëjnë autoritetet shtetërore për evetimin e këtij problemi?

– Nëse ky është problem që mund të evitohet, sa do të zgjatë krejt procesi?

– A është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badovcit nga koncentrimi i manganit?

– Si do t’i ndihmojë Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe?

Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim.

Zgjohuni nga gjumi, bëni zgjidhje për qytetarët!

Të ngjashme