Sport
Ballkani e barazon rezultatin me Lirinë
Demokracia
14:13 | 20 Tetor 2023

Share:

Ballkani e ka barazuar rezultatin me Lirinë në ndeshjen e parë të xhiros së 10-të të Superligës së futbollit.

Therandasit i nivelizuan shifrat me të filluar pjesa e dytë falë golit të shënuar nga Albin Berisha, pak sekonda pasi nisi 45 minutëshi i dytë, shkruan “Gazeta Express”.

Liria i kishte befasuar kampionët e Kosovës me golin e shënuar në minutën e 15-të përmes Zenunajt.

Ballkani synon ta ruajë primatin në ligën elitare, kurse prizrenasit për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Nesër dhe pasnesër do të luhen katër ndeshje të tjera të xhiros së parë të fazës së dytë të sezonit.

Të ngjashme