Lajme
Sulmi terrorist i 24-shtatorit: AAK do të propozojë rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të Parlamentit Evropian
Demokracia
13:19 | 20 Tetor 2023

Share:

Sulmi terrorist i 24-shtatorit: AAK do të propozojë rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të Parlamentit Evropian.

Gjatë ditës së sotme në oborrin e Kuvendit të Kosovës AAK-ja mbajti konferencë për media.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të propozojë Rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të Parlamentit Evropian lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“GP i AAK-së do t’i propozojë Kuvendin mbajtjen dhe miratimin e një deklarate politike për dy çështje; e para një rezolutë mbështetëse nga Kuvendi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila si asnjë herë më parë e ka dënuar sulmin në Banjskë”, ka thënë Tahiri.

Rezoluta e PE-së që përmban 28 pika në të cilat flitet për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut, e dënon në formë të fuqishme këtë agresion.

Të ngjashme